Për informacion kontaktoni
+355 68 22 67 414

Mirësevini

Dr.Sh.M. Gjergji Bizhga është mjek specialist ORL (hundë, vesh dhe laring) qysh prej vitit 1995 dhe punon pranë Spitalit Universitar të Traumës, Tiranë. Jashtë orarit zyrtar viziton dhe bën ndërhyrje kirurgjikale privatisht.

Gjatë karrierës mjekësore ka kryer një numër të madh vizitash ambulatore dhe ndërhyrjesh kirurgjikale të karakterit urgjent dhe të planifikuara, ndërsa si mjek specialist ka trajtuar me sukses shumë raste që nga ato rutinë deri në ato më të ndërlikuara me shtrirje në gjithë sferën ORL ku përfshihen ndërhyrje kirurgjikale në vesh, hundë, sinuset paranazale, gojë, faring, laring, gjëndra të pështymës, operacione në qafë për patologji të ndryshme, etj.

Një fushë tjetër e re ku kryhen sot ndërhyrje janë operacionet estetike në fytyre në lidhje me hundën dhe veshët. Sot mund të numerojmë një numër të madh operacionesh të suksesshme estetike ku përvec dijeve të përfituara nga specializimet, trajnimet brënda dhe jashtë vendit, literatura bashkëkohore ka mundur që ti permirësoj metodat operatore me disa zgjidhje orgjinale që sot po vërejmë se kanë filluar të përdorën gjithmonë e më shumë edhe nga kolegë të tjerë brenda dhe jashtë vendit. Këto zgjidhje kanë përmirësuar rezultatet postoperatore dhe kanë lehtësuar dhe shkurtuar dukshëm periudhën postoperatore.

Në këtë website do të gjeni detaje rreth tij, arsimimit, aktivitetit profesional, specializimeve, botimeve të ndryshme shkencore, aktivitetit pedagogjik, e.t.j. Gjithashtu do të merrni informacion në lidhje me sëmundjet e veshit, hundës dhe laringut.

Te interesuarit do te kene mundesi te shikojne disa punime shkencore te autorit paraqitur ne konferenca te ndryshme brenda dhe jashte vendit. Të interesuarit për estetikën e hundës dhe veshëve, do të kenë mundësi të shohin pamje të disa nga operacioneve plastike të kryera Dr. Gjergji Bizhga.

Në menunë "Video" gjenden video të disa intervistave të dhëna nga Dr. Gjergji Bizhga ne televizionin A1 Report.

Shërbimet e ofruara nga Dr. Gergji Bizhga janë:

Vizita ORL (hundë, veshë, grykë, laring, qafë, sinuzit, dhimbje koke, alergji, bajame, marrje mendsh, vështirësi në frymëmarrje me hundë, gjëndra pështyme, tumore të sferës ORL, gërhitje etj.)

Operacione estetike të hundës, veshëve dhe fytyrës (rhinoplastikë, otoplastikë, lifting).

Ndërhyrje kirurgjikale të ndryshme për sëmundjet e hundës dhe të sinuseve.

Operacione për heqjen e bajameve dhe mishit të huaj tek fëmijet dhe të rriturit.

Operacione të ndryshme në qafë, gjëndrat e pështymës, cista, tumore, infeksione të ndryshme të qafës.

Operacione për sëmundje të ndryshme të gojës, të gjuhës dhe fytyrës.